Një adoleshent i tretë ka mbetur i plagosur në ngjarjen e rëndë, i cili ndodhet në një spital privat në Tiranë. Ky i fundit dyshohet se është autori i ngjarjes.
Sherri ka nisur për motive banale, fillimisht në rrjetet sociale.
Të miturit janë zënë fillimisht me grushte dhe sende të forta e më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe i ka goditur dy të tjerët.
Njëri prej 14-vjeçarëve mori goditje në zemër dhe vdiq disa minuta pasi mbërriti në Spitalin e Traumës.
Ndërsa adoleshenti tjetër i goditur me thikë është duke u kuruar në Spitalin e Traumës dhe duket në gjendje të qëndrueshme.
Sipas burimeve, sherri ka nisur fillimisht në ambientet e shkollës “Fan Noli” e më pas ka vijuar jashtë ambienteve të saj.
Adoleshentët janë nxënës në shkollën “Fan Noli” si dhe të një shkolle tjetër në Sauk.
Nuk ka ende informacion se cili ka qenë shkaku i sherrit.