Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e sotme teksa pas një sherri mes të miturish pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ka mbetur i vdekur një 14-vjeçar, teksa është plagosur një tjetër.

Sherri i dhunshëm ku viktima u godit me thikë në zemër, ndodhi në një distancë 150 metra nga shkolla “Fan Noli”, pas mbarimit të mësimit në këtë shkollë.

Viktima e kësaj ngjarje tragjike Martin Cani , ishte pjesë e skuadrës U15 të Dinamos, ashtu si edhe i plagosuri L.M. i cili po trajtohet në spital.

Të dy kishin qenë pjesë e skuadrës e cila vetëm një ditë më parë kishte luajtur ndeshje në kampionatin e kësaj grumposhe përballë Besës së Kavajës.

Klubi i Dinamos, ku 14-vjeçari luante ka publikuar foton e të miturit dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ngjarjen tragjike.

Reagimi i Dinamos:

Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira.
 U prehsh në paqe Martin!