Vrasja e 14 vjeçarit nga bashkëmoshatarët e tij pranë shkollës “Fan Noli” gjatë mesditës së sotme në kryeqytet, ka tronditur mbarë opinionin publik. Teksa ai dergjej në tokë me plagë në zemër, Martin Camit i erdhi në ndihmë vetëm një kalimtare e rastësishme e cila e mori në krahë dhe e nisi drejt spitalit me makinën e saj.
Agetina ka rrëfyer për “Report Tv” sesi u gjend pranë të ndjerit. Ajo tregon se ka dëgjuar ulërima teksa po blinte në një dyqan aty pranë. Agentina thotë se kur ka shkuar tek viktima, sipër tij ishin disa persona që i mbanin plagën por asnjë mësues apo punonjës i shkollës nuk ishte aty pranë.
Ajo e ka marrë menjëherë djalin në krahë dhe e ka futur në makinë teksa rrugës ka hasur ambulancën dhe i ka ndaluar që t’i jepte djalin e plagosur. Gjatë rrugës ajo rrëfen se djali është përmendur dhe ka bërtitur kur ka parë plagët në trup. Therriste o Mami mami, ku e kam mamin…
“Shpirti i nënës, shpirti i mamit, ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë!”, janë fjalët që Agetina i tha Martin Canit, të fundit që ai ka dëgjuar përpara se të ndërronte jetë.