Xhensila Myrtezaj: Mendoj se në çdo marrëdhënie intime, familjare, ku veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, ku komunikimi humbet rëndësinë dhe në marrëdhënie mbizotërojnë debatet bëhet toksike.

Bëhet e dëmshme për mua, për fëmijët dhe për të. Në këtë rast duhej ndryshuar diçka, duhej një reagim, një vendim duhej të ishte marrë në çdo çast, dhe unë e mora vendimin tim.

Në çift duhet bashkëpunim, objektivat dhe përgjegjësitë janë të përbashkëta dhe kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk mund të luftojë vetëm njëra palë.

Çdo ditë që po kalonte po kuptoja që po thyhej më shumë, ndaj ishte një vendim i marrë nga unë. Shumë peshë kam marrë mbi supe. Divorci nuk është i lehtë për askënd. Disa hapa në jetë të duhet forcë për të marrë vendime. E gjeta forcën tek fëmijët e mi dhe që ata të kenë qetësi në të ardhmen. /gazetajone