Në një moment që padyshim ka lëkundur jetën e çdo shqiptari, Xhensila Myrtezaj ka ndarë historinë e saj mbi ndarjen nga Bes Kallaku. Në intervistën për “Mirëmbrëma Yje,” këngëtarja nuk la asnjë vend për dyshime, duke deklaruar me krenari: “Unë e lash!” – një frazë që mesa duket ishte më e rëndësishme se vetë divorci
Ajo rrëfeu se ndarja erdhi pasi “përkushtimi nuk ishte i dyanshëm” dhe marrëdhënia kishte marrë formën e një sakrifice të njëanshme. “Në një lidhje duhen dy veta që të punojnë,” tha ajo
Por, si çdo shqiptar që e ka si çështje nderi të jetë ai/ajo që “le,” Xhensila e bëri të qartë që historia duhet të mbetet në kujtesën kolektive si një fitore e saj personale. Dhe për “Mosmirënjohjen”? Ndoshta ishte një këngë për Besin, ndoshta jo, por duket se mesazhi ishte i qartë: kur nuk jep aq sa duhet, një këngëtare shqiptare mund të të këndojë dhe ndarjen.
Sigurisht, ndërkohë që vendi përballet me probleme të vogla si korrupsioni, ekonomia apo emigracioni, lajmi për divorcin e Xhensilës e Besit ishte gjithçka që shqiptarët kishin nevojë për të harruar për pak hallet e tyre. Sepse, në fund të fundit, ç’të bëjmë ne me jetën tonë kur kemi jetën e Xhensilës për të analizuar?