Një kioskë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është grabitur para pak minutash.
Pronarja e kioskës ka deklaruar se një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash.
Sipas saj autori ishte i armatosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet.
Pritet që policia të sjellë më shumë informacion lidhur me ngjarjen. /gazetajone