I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar me dëshmitë e tij sot në GJKKO, duke treguar sesi ishte porositur për të vrarë persona, me urdhër të Erjon Alibeaj.

Erjon Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë. Në krye të kësaj liste ishte Emiliano Ramazani dhe Talo Çela”, ka deklaruar Nuredin Dumani.

Këtë listë Alibeaj ia kishte dhënë Dumanit duke i thënë “i dua të vrarë se kanë marrë pjesë te vrasja e vëllait në Bradashesh”.

Në seancën e sotme Dumani rrëfeu edhe njohjen me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej.

Dumani është në cilësinë e të penduarit dhe ka rrëfyer të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandheur, të cilët i kundërshtojnë rrëfimet e kreut të grupit të vrasësve me pagesë, Nuredin Dumani.

Edhe seancën e kaluar, më 9 Janar, Dumani rrëfeu ndihmën që mori për t’u liruar, por edhe faktin se te lokali i të pandehurit Petrit Qoli mblidheshin politikanë dhe zyrtarë të njohur të kohës.

Të pandehur të tjerë janë biznesmeni Gentian Sharra, Festim Qoli, Adrian Uzuni, dhe Skerdi Tase.