Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kryeministren e Italisë, Giorgia Melonin, gjatë takimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata morën pjesë në samitin “Abu Dhabi Sustainability Week”.
Kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë Melonit, i ulur në gjunjë, një dhuratë për ditëlindje, pasi ajo feston sot 48-vjetorin.
Siç shihet edhe në pamje, Rama i ka dhuruar homologes së tij një shall dhe më pas ja vendosur në kokë.
Rama shpjegoi se shalli është bërë nga një prodhues italian, i cili u zhvendos në Shqipëri dhe u bë shtetas shqiptar.