Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku, i njohur edhe si Kristi Bardhi, e cila tronditi opinionin publik ditën e hënë.

Sipas xhaxhait të tij, Kristian Marku jetonte duke u ruajtur dhe lëvizte vetëm kur ndihej i sigurt.

Sipas deklaratave të gruas së tij, ata qëndronin në Tiranë në apartamente me qira ditore. Për të lëvizur, ai përdorte një makinë me qira, të cilën e kishte marrë fillimisht për tri ditë dhe më pas e kishte shtyrë për dhjetë ditë të tjera, ndërsa raportohet se mjeti nuk ishte pajisur me sistem GPS.

Të hënën, ditën e vrasjes, Kristian Marku kishte njoftuar bashkëshorten se do të udhëtonte drejt Vlorës, pa dhënë asnjë arsye për këtë lëvizje.

Marku, i skeduar për vepra të ndryshme penale, kishte një të kaluar të trazuar. Xhaxhai i tij ka deklaruar se i vetmi konflikt që familja e tyre kishte ishte me familjen Reçi. Ndërkohë, policia po heton për të sqaruar më tej motivet dhe rrethanat që çuan në vrasjen e tij. /gazetajone