Kujt i shërben AMP?! Policit Azbi Spahiu që tentoi sot vetëvrasjen iu kërkua llogari pse arrestoi 28-vjeçarin Martin Mane, djalin e biznesmenit Samir Mane
Polici Azbi Spahiu u hodh sot nga pallati duke tentuar vetëvrasjen duke shpëtuar për fat të mirë pasi ngeci te telat e internetit. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve, oficeri i Policisë Rrugore, Azbi Spahiu, u mor sot në pyetje nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) lidhur me procedurat e ndjekura gjatë arrestimit të Martin Manes, djalit të biznesmenit të njohur Samir Mane.
Gjatë marrjes në pyetje, Spahiu është pyetur për arsyet e kryerjes së testeve të alkoolit dhe drogës ndaj Martin Manes, pas një aksidenti automobilistik ku ky i fundit ishte i përfshirë.
Incidenti filloi disa ditë më parë, kur Martin Mane shkaktoi një aksident rrugor dhe u ndalua nga oficeri Spahiu. Gjatë ndalimit, Mane iu nënshtrua testeve të alkoolit.
Sipas njodtimit të policisë, Martin Mane rezultoi i dehur dhe u arrestua por duket se ligji funksionon vetëm për qytetarët e thjesht.
Megjithatë, pas këtij veprimi, Spahiu u thirr nga AMP për të dhënë shpjegime mbi vendimin e tij për kryerjen e testeve ndaj Manes.
Kjo ngjarje ka ngritur pikëpyetje mbi presionet e mundshme ndaj oficerëve të policisë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, veçanërisht kur përfshihen individë me lidhje të fuqishme familjare apo ekonomike.
Aktualisht, Azbi Spahiu ndodhet në spital në gjendje kritike, pas një incidenti të dyshuar si tentativë vetëvrasjeje.
Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
ESHTE NE NDERIN E POLICISE SE SHTETIT TE KRYEJE NJE HETIM TE MIREFILLTE! /gazetajone