Kreu i PD-së, Sali Berisha, shpalli programin e partisë për mbështetje të familjeve. Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale, ai deklaroi se për dy fëmijët e parë të një familje do të ofrohen bonuse, ndërsa për fëmijën e tretë, qeveria do të marrë përsipër shpenzimet deri në moshën 23-vjeçare.

“Mbështetje për fëmijët është një kusht i rëndësishëm për një familje të re që të mund të përballojë jetën. Do vendoset bonus për çdo fëmijë dhe për fëmijën e tretë qeveria do marrë shpenzimet e tij nga lindja deri në moshën 23 vjecare. Për dy fëmijë do ketë bonus që do përcaktohet shpejt sa do jetë, ndërsa për fëmijën e tretë shpenzimet e plota do ti marrë përsipër shteti”, tha nder te tjera Berisha.

Në lidhje me strehimin, Berisha theksoi se qeveria do të ndërtojë banesa sociale me çmime që do të jenë të afërta me kostot e ndërtimit. Ai gjithashtu u angazhua për krijimin e mundësive të punësimit për të rinjtë dhe mbështetje për çifte dhe familje të reja.