Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë pas dhunës së ushtruar nga i biri mëson Gazeta Jonë.
Më 25 tetor 2024, 48-vjeçari Alban Mansaku u arrestua nga policia nën akuzën e dhunës në familje, pasi u publikua një video ku ai shihej duke tërhequr zvarrë dhe ofenduar nënën e tij, Razie Mansaku.
Ngjarja ndodhi në zonën e Zall-Dajtit, ku banorët raportuan se dhuna ndaj së moshuarës ishte e përsëritur.
Pas arrestimit të Alban Mansakut, nëna e tij u shtrua në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe emocionale.
Fatkeqësisht, më 22 nëntor 2024, Razie Mansaku ndërroi jetë, duke mos mundur të përballojë pasojat e dhunës së ushtruar nga i biri.
Pas ngjarjes, bashkëshortja e Albanit, Blerta, është larguar nga Shqipëria së bashku me fëmijët, duke kërkuar një jetë më të sigurt dhe të qetë.
Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime mbi rastet e dhunës në familje, duke theksuar nevojën për ndërhyrje më të forta institucionale dhe shoqërore për parandalimin e tyre./gazetajonë