Djali në foto është 21-vjeçari i cili u gjet pa shenja jete në tualetet e konviktit të shkollës ortodokse në Gjirokastër ditën e sotëm.
Simon Sholla me origjinë nga Lushnja kishte përfunduar më parë studimet në këtë institucion dhe kishte ardhur për të kaluar disa ditë në konvikt. Ai u gjet i vdekur nga shokët e dhomës, ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente që dyshohet të jenë antidepresantë.
Hetuesit po presin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse vdekja ka ndodhur për shkak të shkaqeve natyrale ose për një mbidozë medikamentesh. Pak minuta më parë, trupi i të ndjerit është transportuar në morgun e qytetit për ekzaminime të mëtejshme.
olicia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./gazetajonë