Një trup i pajetë është gjetur brenda një banese në fshatin Dajc të Lezhës.
Trupi i viktimës, rreth 53 vjeç, raportohet se është gjetur thuajse e dekompozuar.
Trupi është dërguar në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Viktima dyshohet të jetë pronari i banesës, ndërsa nuk dihen ende koha kur ka ndërruar jetë.