Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për ngjarjen tragjike, ku Azbi Spahiu, një polic i qarkullimit rrugor u hodh nga lartësia.

Bushati tha se është kriminale nëse policit i është bërë presion pas ndalimit të djalit të Samir Manes.

Gazetari thotë se mesazhet e Azbi Spahiut për familjarët e tij pak para se të hidhej nga kati i njëmbëdhjetë shënojnë pikën e kthesës për zbardhjen e ngjarjes. Bushati tha se në raste të ngjashme, policia tenton të fshehë të vërtetën.

Pjesë nga biseda:

Andi Bushati: Ka dy probleme këtu. E para, djali i një biznesmeni të fuqishëm, njeri me shumë pushtet në politikë dhe media, përfshihet në një incident dhe ai tentohet të mbyllet. Këtu pavarësisht se duhet ta dënojmë me të gjithë forcën, kjo është një praktikë normale në Shqipëri, që për gjëra të tilla të fshihet e vërteta. Problemi fillon, jo tek fshehja e të vërtetës dhe mbrojtja e personit, por te hipoteza e hedhur, që është ushtruar presion mbi policin dhe si rezultat i presion ka shkuar drejt atij akti ekstrem. Në këtë version, ju (Lala) thatë një element kyç. Thatë që polici i ka dërguar mesazhe familjarëve, që mua po më bëjnë presion për të më shkatërruar karrierën. Kjo pikë mund të zbërthejë shumë. Çfarë janë këto mesazhe dhe a lidhen me incidentin?