aksident-permbyset

Aksident tragjik në Gramsh, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Gramsh, ku dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të përplasjes. Gjithashtu, nuk ka informacione nëse ka të plagosur të tjerë nga ngjarja.

Policia po punon për zbardhjen e dinamikës dhe përgjegjësisë së aksidentit./gazetajonë