arrest

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flagranca 1” është vënë në pranga 33-vjeçari Elden Dushku banues në Lezhë.

Ai është ndaluar nga uniformat blu ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz” nëpër Tiranë, në të cilin gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ai qarkullonte me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.