IMG_9593

Nis në GJKKO seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga biznesmeni i Kodrës së Diellit, Gentjan Sula.

Biznesmeni nuk është paraqitur personalisht në proces, por përfaqësohet nga avokati i tij.

Sulës ju sekuestrua celulari gjatë kontrolleve që ka kryer SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e Erion Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet nga prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. /gazetajonë