IMG_9639

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është nën hetim nga SPAK pasi ka tentuar të pengojë hetimet për kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Historia e përfshirjes së kryetares së Komisionit të Ligjeve nis nga dëshmia tronditëse e Ina Goxhaj, ish-drejtoreshë ekzekutive e Qendrës BYL-A, që kontrollohet nga Ajola Xoxa.

Ish-drejtoresha ekzekutive e BYL-A, Ina Goxhaj, deklaron se gjatë takimit, Ajola Xoxa i mori celularin për ta shkatërruar dhe i dha një të ri, mesa duket me qëllim që të zhdukeshin mesazhet.

“Klotilda më tha se nuk duhet të përmendej emri i Ajolës dhe as të tregoja sesi funksiononin gjërat”, shprehet në dëshminë e saj.

Ina Goxhaj tregon më tej se iu bë presion lidhur me dëshminë, teksa i kujtuan se çfarëdo që të deklaronte do të merrej vesh prej tyre, pasi ata kishin njerëz në prokurori dhe të dhënat do të rridhnin.