IMG_9649

Kryeministri Edi Rama zbuloi mbrëmjen e së martës se do të kandidojë për deputet i qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, Rama tha se do t’i bashkohet skuadrës së kryeqytetit, ndërsa u shpreh i bindur se më 11 Maj, kryeqyteti do i japë Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve të PS-së, apo siç e quan ai “forca më e madhe politike e shqiptarëve”.

Rama tha se do t’i bashkohet skuadrës së kryeqytetit në zgjedhjet e përgjithshme duke shtuar se gjithçka do të jetë mavi.

“Nuk ka pendesë që mund të bëhet shkak për të rënduar pozicionin e personit nga ana e atij që akuzon. Kjo ka ndodhur, por ka ndodhur në një kohë tjetër kur hetimet bëheshin me direktiva nga Sigurimi i Shtetit për kriminelë apo për njerëz që duhej të nxirreshin si kriminelë për të cilët nuk kishte diskutim prezumimi i pafajësisë. Jemi në një situatë shumë delikate, jo për ne në aspektin politik.

Edhe për mua është e qartë se edhe unë duhet të jem këtu në Tiranë bashkë më të gjithë skuadrën e Tiranës. Tirana po bëhet dhe do të jetë diçka e jashtëzakonshme kur të përfundojnë projektet dhe për këtë na duhet të punojmë shumë fort. Përveç të tjerave, unë besoj se pavarësisht se roli i drejtuesit është i pazëvendësueshëm, Tirana është një mekanizëm. Më 11 Maj, Tirana do i japë Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve të forcës më të madhe politike të shqiptarëve”, tha Rama.