spak spak

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Lolita, një faqe në rrjetet sociale, ka publikuar një status në mbështetje të SPAK, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe sulmeve ndaj prokurorëve.

Ne postim shkruhet:

Në një vend ku drejtësia ka qenë vegël e të pushtetshmëve dhe të pasurve, ku gjyqet kanë përfunduar si farsë dhe të korruptuarit kanë ecur me kokën lart, ndërsa hallexhinjtë janë burgosur për mospagim energjie, një grup prokurorësh të SPAK-ut po shkruajnë një histori të re.Ia kemi borxh SPAK-ut që po sfidon një sistem të krijuar për t’i mbajtur të paprekshëm ata që grabitën vendin, ata që e trajtuan shtetin si pronë private. Për këtë guxim, për këtë përballje me të paprekshmit, ia kemi borxh.
Ia kemi borxh SPAK-ut, sepse nuk është e lehtë të akuzosh politikanë me pushtet, njerëz që për dekada e kanë përdorur pasurinë dhe ndikimin për të shkatërruar dhe për t’u hakmarrë ndaj kujtdo që guxonte t’u kundërvihej.
Ia kemi borxh SPAK-ut që këta prokurorë nuk e shitën shpirtin, nuk u tunduan nga frika, favoret apo nga paratë, siç bëjnë shumica e shqiptarëve, në një realitet ku korrupsioni është bërë normë.

Ia kemi borxh SPAK-ut që nuk menduan për rehatinë e tyre, por për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ata rrezikuan jo vetëm karrierën, por edhe jetën, familjet dhe qetësinë e tyre, sepse e dinin mirë me kë kishin të bënin.

Ia kemi borxh SPAK-ut, sepse drejtësia në Shqipëri ka qenë inekzistente për shumë kohë. Gjykatat dhe prokuroritë kanë shërbyer si vegla për të larë mëkatet e pushtetit, duke dënuar të dobëtit dhe duke mbrojtur të fortët. Por tani, për herë të parë, po shembet miti i paprekshmërisë. Po na dëshmojnë se edhe të pushtetshmit duhet të japin llogari. Kjo është një betejë që mund ta fitojmë vetëm nëse i mbështesim ata që po e bëjnë realitet.

Ia kemi borxh SPAK-ut pastrimin e politikës nga të korruptuarit, atë që duhet ta kishim bërë ne me vota apo protesta, duke i dhënë vendit tonë shansin për një fillim të ri. Një Shqipëri ku drejtësia nuk shitet dhe blihet, ku fëmijët tanë nuk do të rriten duke parë kriminelët të drekojnë me prokurorë dhe t’i shpërblejnë me vila luksoze apo hotele.
Ia kemi borxh SPAK-ut që na bëri përsëri të ëndërrojmë për një Shqipëri ku askush nuk është mbi ligjin. Kjo nuk është vetëm një betejë e disa prokurorëve, është një betejë për shpirtin e kombit.
Sot ne ia kemi borxh SPAK-ut!”