
Policia e Tiranës kishte informacion se një person ishte i armatosur. Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij.
Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën. Fatmirësisht nuk ka efektivë të lënduar.
Pas kësaj policia ka arrestuar autorin. I riu i cili është arrestuar nga policia është person me precedent penal të mëparshëm. Rasti ka ndodhur në afërsi të Rinasit./gazetajone