
Shkodra është tronditur paraditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ndodhur në lagjen Mark Lula.
Kolë Manaj, 34-vjeç ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Ndoka Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.
44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.
Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.