
Ilir Shaqiri ishte një ndër të parët që reaguan pas arrestimit të Erion Veliajt i dyshuar si kreu i një skeme gjigante korrupsioni me bashkëshorten Ajola Xoxa.
Qytetarëve të thjesht dhe mbështetësve të fituesit të Big Brother mund t’u duket krejtësisht i natyrshëm ky reagim, por siç raportohet, në fakt në raportin mes Veliajt dhe Shaqirit fshihen interesa financiare.

Si më shumë prej personazheve të tjerë që dalin në foto me Veliajn duke shpërndarë supë apo duke mbjellë pemë, edhe Ilir Shaqiri e ka ngjyer gishtin në fondet e Bashkisë së Tiranës.

Korrieri mëson se Ilir Shaqiri ka marrë rreth 30 000 euro nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet dy pagesave. Njëra pagesë rreth 18 000 euro është marrë në gusht 2024, kurse pagesa tjetër, rreth 12 000 euro është marrë në janar 2025, vetëm pak ditë para arrestimit të Veliajt.
Më herët raportuam edhe se Ermal Mamaqi, një tjetër personazh i “oborrit” të Veliajt, kishte marrë 80 000 euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës.