
Ajola Xoxa është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj saj “detyrim paraqitje”.
Sipas vendimit të datës 12 shkurt, ku iu ndryshua masa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, Xoxa ka edhe detyrimin për t’u paraqitur të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 11:00.
Meqenëse ka mbërritur pa avokat dhe më herët se orari qe i ka caktuar gjykata, pritet të konfirmohet nëse është vetëm zbatim i urdhrit të Gjykatës së Posaçme që ka vendosur edhe ndalimin e saj për të dalë jashtë shtetit, apo gjendet në SPAK edhe për arsye të tjera.