IMG_9971

Një djalë 19-vjeçar nga Kamza ka humbur jetën në Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që ai po riparonte.

Emri i të riut ishte Aurel Elezi, ai u rrit në jetimore.

Pas braktisjes nga nëna në një moshë fare të vogël dhe mungesës së kujdesit nga i ati, Aureli pati një jetë me sakrifica e cila përfundoi tragjikisht në lule të rinisë.

Aurel kishte udhëtuar në Greqi për të punuar. Dje, ai ishte duke kryer punime në një pronë në Imerovigli, ku ndërtimi kishte strukturën e një shpelle.

Gjatë kohës që po riparonte çatinë e këtij objekti, ndodhi ngjarja tragjike, pasi papritmas u zu poshtë nga struktura e dëmtuar.

Autoritetet greke kanë arrestuar pronarin e objektit dhe përgjegjësin për ndërtimet e zhvilluara më parë.

Mediat greke njoftuan se ky rast nuk ka lidhje me zhvillimet sizmike të fundit që kanë ndodhur në zonë dhe ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarje fatale.