-640-0-pensione-780x439-1730208070

 Nga e hëna (3 mars) do të shpërndahet Bonusi i Pranverës për 730,430 pensionistë, brenda dhe jashtë vendit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, ku sqaron se bonusi do të jetë i disponueshëm pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe në bankat e nivelit të dytë.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”,-shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

Sa i përket bonusit të pranverës, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 10,000 lekë, ndërsa ata mbi këtë shumë do të marrin 5,000 lekë. Ndarja do të bëhet në bazë të një grafiku nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili posedon edhe të dhënat për çdo pensionist.

Në dhjetor, po të ndarë në dy nivele, pensionistët morën 15 mijë dhe 10 mijë bonus.