Territori shqiptar është përfshirë nga masat ajrore të qëndrueshme, ku gjatë paradites do të kemi dominim të motit të kthjellët dhe kalime të pakta të vranësirave më të dukshme këto do të jenë në zonat malore.
Sipas Meteoalb, në vijm parashikohet që vranësirat e pakta të bëhen më të dukshme por nuk do të mund të sjellin reshje në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.