Publikohet momenti kur dy të rinjtë kanë dalë nga makina menjëherë pas atentatit të kryer ndaj tyre në Lezhë.
Atentati u rrezikoi jetën e të rinjve Blerim dhe Klisman Preçi në Lezhë, pasi një breshëri plumbash u derdh mbi mjetin me të cilin ata udhëtonin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës, ndërsa të rinjtë janë qëlluar nga një automjet tip “Audi” ngjyrë e zezë.
Në videon e publikuar shihet momenti kur të rinjtë kanë dalë nga automjeti, i cili pas të shtënave ka dalë nga rruga. Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Blerim Preci, i cili prej pak ditësh ishte kthyer nga Blegjika.