Një punonjës spitali dhe një paciente, kanë mbetur të bllokuar në ashensor në Spitalin “Nënë Tereza”. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se barrelisti K. D., dhe pacientja V. C., kanë mbetur të bllokuar në katin -1.

Kësisoj është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur hapjen e ashensorit. Mësohet se pacientja dhe barrelisti kanë marrë plagë dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.