Një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen 2”, Sindi Loci, ka thumbuar hapur Donald Veshajn dhe Bora Zemanin pas ribashkimit të tyre.
Ajo ka bërë një status në “Instagram” ku i konsideroi Donaldin dhe Borën si dy aktorë. E po ashtu i ka dalë në mbrojtje Beatrix Ramosajt duke shkruar se është bullizuar vetëm se ra pre e ‘dy lojtarëve të mëdhenj’.
“Sa shpejt çirren fytyrat e vërteta të njerëzve! Po më vjen shumë çudi për ne si popull sa të çuditshëm jemi! E bëtë gocën e shkretë horr përpara të gjithëve vetëm sepse u dashurua (me pastërtinë dhe sinqeritetin më të madh) dhe ra pre e dy lojtarëve më të mëdhenj. Ndërsa dy të tjerët i nxorët shenjtorët/viktimat e shekullit. Sulmuat, cyberbullizuat, trajtuat si “djaj” atë dhe familjen e vet për dy aktorët që ju pëlqyen aq shumë! A po ju pëlqejnë fytyrat e vërteta të aktorëve?! Hajde popull dele shkoni prapë mbështesni këta që ju gënjejnë, njerëzit fake si brenda dhe jashtë se gjithë jetën këtë keni bërë! Mos nxirrni kot mllef tani e mos u pendoni! Këto janë figurat që ju doni! Këto janë njerëzit që ju pëlqejnë! Mos u ankoni as për Eurovizion, as për politikanë, as për figurat publike! Gënjeshtarët meritoni si popull se këto vlerësoni!” –shkruan Sindi.
Kohë më parë ish-konkurrentja ka deklaruar se në program është ndjerë në presion edhe nga vetë Bora dhe autorja Olsa Muhameti. “Jam ndjerë në presion nga gjithëkush aty, jo vetëm nga konkurrentët, opinionisti, jam ndjerë në presion edhe nga prezantuesja dhe nga autorja dhe mendoj se e kam menaxhuar veten time shumë mirë pa pasur parasysh që njerëzit aty nuk parë asnjë nga prapaskenat që ne ishim gjatë gjithë kohës’’, tha ajo gjatë një interviste.
Mund të jenë edhe pakënaqësitë e programit që e kanë nxitur Sindin të bëjë këtë shkrim.