Modelja Beniada Nishani ka treguar se kë njeh nga personazhet e njohura të politikës shqiptare. E ftuar në emisionin “Fiks Fare”, modelja tha se njihte shumë pak personazhe, si përshembull kryeministrin Edi Rama, por edhe socialistin tjetër Taulant Balla. Madje shtoi se ky i fundit e kishte qerasur edhe me një kafe, kur e kishte parë në një bar me të vëllanë.
Edi Rama: Po, vetëm këtë njoh më duket. Është Rama. Edi Rama.
Sali Berisha: Po patjetër, është shkrujtur aty, ja.
Lulzim Basha: Nuk e njoh! Më duket si aktor
Ilir Meta: Nuk e njoh, por është i lezëtshëm nga fytyra.
Monika Kryemadhi: Është zonjë e bukur. Elegante. Nuk e njoh, ça bën kjo. Do pimë një kafë bashkë.
Enkelejd Alibeaj: Nuk e njoh as këtë
Taulant Balla: Këtë e njoh, Taulant Rama. na ka qeras një kafe në bar kur isha me vëllain tim. Ai ishte simpatizant se kishte parë “Bigun”.