Që avokati i njohur, Spartak Ngjela ka një pikë të dobët për moderatoren Bora Zemani, kjo nuk është më sekret. Sot, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Spartak Ngjela ka treguar detaje lidhur me takimin e parë me Zemanin.
“Është realiste ajo që i kam thënë unë. Ajo ka pushtuar gjithë ekranet. Vlerësim është, nuk është nën vlerësim. Unë e vlerësova, ajo më falenderoi. Madje kemi qenë në një emision bashkë më pas. Shiko në çfarë niveli i bëj komentet, a i thuhet dot që mos i bëj komente të tilla?,”-tha Ngjela.
I pyetur nga moderatori Flori Gjini nëse ka pasur raste që ia kanë marrë për keq, Ngjela e mohoi. Ndërsa u shpreh se komenton këdo që mendon se është elekuent dhe i bukur në shpirt.
“Unë zgjedh kë të dua,”-shtoi ai.
Disa herë, Ngjela është bërë pjesë e mediave pasi është pikasur duke i komentuar moderators së re, por jo vetëm. Në mesazhet e tij publike nuk mungojnë as komplimentat dhe elozhet.