Jo vetëm gratë mbajnë sekrete. Dhe burrat nuk i tregojnë kurrë disa gjëra. Edhe pse ju mund ta njihni shumë mirë partnerin tuaj sepse keni besim te njëri-tjetri dhe keni vite bashkë, sërish ka ca gjëra që nuk i dini për të, ose më saktë nuk jua tregon.
1. Ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj
Gratë janë më të hapura dhe tregojnë gjithçka që ndjejnë, kur janë mirë dhe kur janë keq. Nga ana tjetër, burrat preferojnë t’i përjetojnë gjërat në heshtje, pa ankesa. Ata mund të mos ju thonë, por kanë shumë nevojë që të kenë mbështetjen tuaj.
2. Ata shohin vajza të tjera
Që në kohërat e lashta ka qenë zakon që burrat të shohin vajza të tjera. Ndoshta ata nuk kanë asgjë të keqe në mendje, por natyra e tyre është e tillë.
3. Ata kanë fobi
Secili prej nesh ka frikërat e veta, të cilat na kanë mbetur që nga fëmijëria. Por, nëse një burrë ka frikë nga qentë, stuhitë apo lartësia, ai nuk e tregon kurrë.
4. Mendojnë për marrëzi të ndryshme
Përkundër faktit se ekziston një stereotip në shoqërinë tonë që burrat janë më logjikë dhe seriozë, në fakt atyre u pëlqen të mendojnë për marrëzira nga më të ndryshmet.
5. Atyre nuk ju interesojnë detajet
Burrat dhe gratë janë shumë të ndryshëm sa ju takon detajeve. Nëse një grua sheh çdo gjë me imtësi, një burrë është komplet e kundërta.