Aktorja Almeda Abazi ka deklaruar se mund të të marrë një shtëpi në Shqipëri. Kjo pasi sipas aktores, do që të kalojë më shumë kohë me fëmijët në Shqipëri, në mënyrë që të mësohen me kulturën dhe traditat shqiptare.
“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe,” shtoi Almeda.
Në një intervistë për Revista Bordo, ajo tregoi se ushqimet shqiptare që Tolgahan Sayisman preferon më së shumti janë bykeru me mish si dhe tava e kosit.
“Pëlqen shumë ushqimet që gatuan mami im. Sidomos byrekun me mish dhe tavën e kosit. Padyshim njerëzit me sjelljen e ngrohtë, bregdeti dhe fakti që mund të ecësh në Tiranë për të shkuar kudo, gjë që është e pamundur në Stamboll sepse është super i madh dhe pa mjet transportues shumë i vështirë,” tha Almeda.