Aktorja Arjola Demiri ka shprehur më herët ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS mirëpo kjo nuk ndodhi, pasi aktorja u fut në “Big Brother Vip” dhe vioji më pas me karrierën e saj ai aktore humori. E pyetur mbrëmjen e djeshme në ‘Kurthin e Piter Pan’ se nëse do t’i futet sërish politikës, aktorja u duk në mëdyshje.
“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf.”– tha Arjola duke mos treguar më shumë.
Gjatë fushatës së PS ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste.