Sirenat e sulmit ajror kanë nisur në Kiev ndërsa qyteti po përgatitet për një natë tjetër sulmesh ruse.
Rrugët e Kievit kontrollohen nga ushtria dhe vullnetarët, ndërkohë që gjatë ditës së sotme, qeveria i bëri thirrje qytetarëve që të mos e shkelin orarin e qarkullimit.
Një mbrëmje më parë, Ukraina e cilësoi “fitore” pasi sipas tyre kanë shkatërruar dhjetëra tanke, mjete luftarake lufte dhe rrëzuar disa avionë.