Sara Hoxha është kthyer në një nga personazhet e dashur në publik që pas lidhjes së saj me këngëtarin Ledri Vula duke fituar shumë ndjekës dhe fansa në rrjetet sociale.
Ditën e sotme këngëtari feston 36-vjetorin e ditëlindjes dhe sigurisht që nuk mund të mungonte urimi i partneres së tij Sara. Në një postim në Instagram Sara ka publikuar disa foto me Ledrin në të cilën shihet dhe vogëlushja e tyre Poem.
“Gëzuar ditëlindjen shoku im i ngushtë”- ishte mbishkrimi që ajo zgjodhi të shoqëronte foton me partnerin e saj.
Hoxha, e cila tashmë është kthyer në një blogere dhe ka një linjë të saj me produkte kozmetike. Sara dhe Ledri tashmë janë prej vitesh në një lidhje dashurie dhe janë prindër të Poem Blu, e cila në dhjetor bën 2 vjeç.