Mister mbeten fuqitë e parashikimit të Nostradamusit. “Profecitë” e tij kanë habitur shumë njerëz përgjatë shekujve. Në një libër, Nostradamusi ka lënë parashikimet e tij në një formë të hapur dhe me interpretime të ndryshme dhe ndërkohë që vitet kalojnë ngjarjet marrin rëndësinë e tyre.
Ndërkohë ata që kundërshtojnë parashikimet e Nostradamusit thonë se çelësi i “profecive” të tij është fakti që shkrimet nuk kanë një interpretim të qartë. Megjithatë, Mirror ka listuar disa ngjarje historike që besohet se janë parashikuar nga Nostradamusi. Ato nuk janë përfundimtare, por duhet pranuar se ka një saktësi të çuditshme nga dikush që ka vdekur shekuj më parë.
Vdekja e Henry II, 1559
Henri II i Francës pati një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme në verën e vitit 1559 pasi një udhëtim miqësor me një ushtar të ri mori kthesë për keq. Shtiza e këtij të fundit u thye, duke futur copa në syrin dhe kafkën e mbretit që rezultoi në një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme. Shumë njerëz besojnë se vdekja e mbretit në moshën 40-vjeçare ishte shkruar nga Nostradamus në librin e tij. ‘Luani i ri do ta mposhtë më të madhin’, se do t’i shpojë sytë në një “kafaz të artë’ dhe se ‘dy plagë’ do të sigurojnë një ‘vdekje mizore’.
Zjarri i madh i Londrës, 1666
Kjo është ndoshta një nga profecitë më misterioze duke gjeneruar spekulime dhe debate në vite. “Gjaku i të drejtëve do të bëjë një gabim në Londër/Djeg nga rrufeja njëzet e tre të gjashtë:/ Zonja e lashtë do të bjerë nga vendi i saj i lartë/ Disa nga i njëjti sekt do të vriten”, shkruante Nostradamus. Po të deshifrohet fraza “njëzet e tre të gjashtë” mendohet si i referohet vitit kur ndodhi ngjarja në Londër. Megjithatë, jo gjithçka përputhet. Zjarri i Madh u ndez nga një flakë në një furrë buke, jo nga ‘rrufeja’ dhe Anglia drejtohej nga Charles II në atë kohë, kështu që nuk është e qartë se kush supozohet të jetë ‘zonja e lashtë’.