Edicioni i parë i “Big Brother Vip” u kthye pa dyshim në një nga emisionet më të ndjekur dhe komentuar. I drejtuar nga Arbana Osmani, pjesë e shtëpisë më të famshme ndryshe nga herët e tjera, ishin persona Vip të skenës shqiptare. Dhe mesa duket “Top Channel” do vazhdojë me traditën pasi Lori Hoxha e ka konfirmuar këtë. Ajo lajmëroi se edicioni i dytë do vijë në dhjetor përsëri, pas Kupës së Botës.
Por pas këtij lajmi menjëherë kanë nisur aludimet se kush do të jenë banorët e ardhshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi është një ndër emrat e konfirmuar tashmë, që do të jetë pjesë e këtij formati televiziv, shkruan Iconstyle.
Por nëse kjo ndodh vërtetë, duket se përsëritja e historisë së Borës hde Donaldit është shumë afër. Pasi Aleksia u komentua shumë në media për lidhjen me vëllain e Donaldit, Romeos të cilës i ka dhënë fund vetëm pas kohë më parë.
Ndërkohë që aludohen dhe disa emra të tjerë si për shembull ai i Blerim Destanit, i cili u pa në shoqërinë e Arbana Osmanit së fundmi. Shumë personazhe të njohur kanë marrë një ftesë si, Era Istrefi, Kejvina Kthella, Oriola Marashi, Sara Hoxha, por që për shkak të angazhimeve të ndryshme kanë dhënë përgjigje negative ose jo akoma përfundimtare.
Ndërkohën disa personazhe kanë qenë mjaft të prerë në përgjigjet e tyre si Fjoralba Ponari e cila e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother 2”. Vetë moderatorja ka shpjeguar në rrjetet sociale se ajo është shumë e angazhuar dhe aktive në përditshmërinë e saj për të marrë pjesë.