Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 5 vjeç në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shef i komisariatit të Himarës.
Kush është Arjan Tase?
Arjan Tase, i cili shkaktoi aksidentin e sotëm ku në plazhin e Potamit ku humbi jetën një fëmijë 5 vjeç rezulton i pezulluar nga detyra pasi dyshohej se kreu veprën penale “shpërdorim detyre” pasi nuk kishte kryer kontrolle në një zonë ku ishte mbjellë kanabis. Fillimisht ndaj tij përveç pezullimit të detyrës, Gjykata caktoi edhe masën e detyrimit për t’u paraqitur. Por, Apeli rrëzoi akuzat ndaj tij, pasi sipas Gjykatës nuk u gjetën prova për akuzat e ngritura.
Ngjarja e rëndë:
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa sipas dëshmisë së qytetarëve, mjeti ishte me shpejtësi të madhe dhe është parë të kryej manovra të rrezikshme. Fëmija ndodhej në breg të detit, në një zonë të sigurtë, para syve të prindërve të tij.
Goditja ka qenë tepër e fortë, duke i marrë jetën në vend. Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjeti, i cili mësohet se ka deklaruar se ka pasur një defekt në mjet.