Nëse jeni në një fazë vendimtare të marrrëdhënies suaj, kur doni të qartësoheni për ndjenjat e partnerit tuaj, por pa e pyetur drejtpërdrejt ka disa mënyra si të kuptoni se çfarë ndjen ai. Një pyetje e thjeshtë mund të jetë shumë e dobishme. Gjithçka që duhet të bëni është ta pyesni: “Si mendon se duhet të jem?” Dëgjoni me kujdes përgjigjen e tij, sepse varet nga mënyra se si ju percepton një mashkull dhe çfarë ndjenjash ka ndaj jush.
Ka një sërë opsionesh se si ai mund të përgjigjet dhe çfarë mund të thotë, por përgjigja në përgjithësi mund të reduktohet në dy opsione. E para është kur, në përgjigje të pyetjes suaj, një mashkull fillon të thotë shumë aktivisht se, sipas tij, duhet të mbani veten dhe të jeni në formë, e kujdesshme, e sjellshme, seksi dhe e ëmbël në të njëjtën kohë. Gjithashtu interesohet për gjithçka që i pëlqen. Një tjetër mundësi është që ai të thotë që thjesht duhet të jesh ajo që je, sepse për këtë të do. Dhe nëse doni të ndryshoni ose përmirësoni diçka në veten tuaj, atëherë, ai do t’ju mbështesë.
Pra, sipas tij, për të jeni e bukur ashtu siç jeni dhe thjesht duhet të jeni të lumtur. Askush nuk është i përsosur dhe ne të gjithë kemi një model sjelljeje që zakonisht as nuk e kuptojmë se po e ndjekim. Por kjo nuk do të thotë që sjelljet toksike duhet të vazhdojnë të ekzistojnë, veçanërisht kur ato shkaktojnë probleme në marrëdhënie. Nëse partneri juaj i përket kategorisë pasive agresive, ju e kuptoni sepse ai shpreh ndjenjat negative në mënyrë krejtësisht indirekte, ose aspak.
Në vend që t’ju tregojë se si ndihet, ai vazhdon të lëshojë sugjerime, apo duke përdorur kaq shumë ironinë. E bezdisshme apo jo? Ndërkaq, kur biem në dashuri, disa prej nesh e kuptojnë menjëherë që kanë përjetuar dashuri me shikim të parë. Por ka nga ata që nuk u besojnë aq lehtë partnerëve. Disa mbështeten te familjet e tyre për të ndërhyrë, ndërsa të tjerë kërkojnë ndërhyrje hyjnore për t’u thënë se kanë gjetur atë për ta. Nga Ujori te Peshqit, këto shenja të Zodiakut kërkojnë një shenjë nga universi për t’u treguar atyre se janë të dashuruar.