Ditë më parë Kosova u trondit nga dhunimi i një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona, të cilët u arrestuan pak pas rastit të tmerrshëm. Përveç qytetarëve, reagimet nuk kanë munguar as figurat publike dhe estrada shqiptare, disa prej të cilën edhe iu bashkuan protestave. Por, e gjitha kjo sipas reperi Capital T nuk mjafton, pasi ai përmes një statusi në InstaStory që ka bërë mbrëmë shkruan se me të kaluar ditët ngjarja po lihet në harresë.
“A e dini çfarë më dhemb më së shumti? Që sot askush nuk po flet për skandalin e përdhunimit, a mbaroi tani? 21 ditë protesta dhe mbaroi, të bëhet çfarë të bëhet. Këtu është gabimi që ne lodhemi shpejt vetëm sa t’i bëjmë fotot për Instagram dhe mbaroi, çfarë ndodh nuk ka rëndësi. Nuk ka për t’u ndalur tani deri sa të ndryshohet çdo ligj. Edhe qoftë nevoja për ta djegur këtë vend duhet ta bëjmë se as ky shi që po bie s’ka për të na i larë mëkatet,” shkruan Capital T