Jaman e çon Seherin në lagjen e saj të vjetër që të kujtojë fëmijërinë. Ai i blen asaj dhe pambuk sheqerin që ajo e pëlqen aq shumë, por Seher nuk e mban mend dhe përlotet. Ndërkohë Jaman mban mend çdo moment të tyre dhe përpiqet t’i rikrijojë ato.
Ali dhe Dujgu janë të vendosur për të ndihmuar Jaseminin ndërkohë që Volkan ka frikë se loja e tij e pisët do të zbulohet. Çiçek i bën një dhuratë Zijasë. Seher zbulon se në varësen që mban në qafë mban fotografinë e Jamanit dhe Jusufit. Ajo kupton se ata janë njerëzit e saj më të rëndësishëm.