Vajza e Alketa Vejsiut, Nikol Nelo ka mbajtur një profil shumë të ulët në publik mirëpo tashmë kërkon që të dalë më shumë në publik. Në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram, Nikol ka vendosur që të lejojë publikun të dijë diçka më shumë për të.

Ajo ka realizuar një tjetër intervistë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet.

Vajza e moderatores zbuloi gjënë më rë shtrenjtë që prindërit e saj kanë bërë për të, por edhe detaje të tjera nga jeta e saj.

PYETJET-PËRGJIGJET:

Pyetje: A e pate të vështirë të jetosh larg familjes?

Gjithmonë kam qenë natyrë indipendente, por padyshim që s’është e lehtë të jesh larg njerëzve që do.

Pyetje: E mendon veten si këngëtare?

Asnjëherë. Nuk ka qenë kurrë gjëja ime.

Pyetje: Ai pëlqen lidhjet në këtë moshë?

Nëse ndjeshe sikur dikush të përmbush dhe të bën të lumtur, pse jo. Nuk kam asnjë gjë kundra.

Pyetje: A ke kaluar ankth ndonjëherë?

Të gjithë kemi kaluar. Është ndjenja më e keqe apo jo? Sigurohu që të kesh njerëz të dashur rreth teje dhe kujto se është e përkohshme.

Pyetje: Gjëja më e shtrenjtë që ka bërë Alketa për ty dhe e kujton me mall? Ose dhurata?

Gjëja më me vlerë që më kanë bërë të dy prindërit për mua është që më dhanë besimin dhe mundësinë që të largohesha nga shtëpia kaq herët për të dalë në jetë dhe për t’u përballuar me vështirësitë që të bëhem dikushi. Është mundësi që të ndryshon jetën për të cilën jam falendëruese.