Elisabeta Socci, nga Ravenna, arrin të sjellë në jetë fëmijën e saj, por pavarësisht operacionit dhe terapive të ndjekura, ajo vdiq më 31 korrik, disa muaj pas lindjes. Kanceri me të cilin ishte diagnostikuar vetëm një vit e pesë muaj më parë, e vrau atë.

Sot bashkëshorti i saj, Matteo Grotti, 35 vjeç, me origjinë nga Cesenate, dëshiron të jetë shembull për ata që gjenden në situata të ngjashme, me një mesazh force dhe shprese.

Të dy u takuan në vitin 2015 në një martesë, në vitin 2018 martohen. Në vitin 2021, në ditëlindjen e saj, zbulon se ka një gungë në gjoks një tumor malinj. “Bota ka rënë mbi ne”, thotë Matteo për RavennaToday.

Në spital i thonë gjithashtu të bëjë një test shtatzënie për t’u siguruar që ajo nuk ishte shtatzënë.T ë njëjtën ditë bën testin i cili rezulton pozitiv. “Ajo më shikoi dhe filloi të qante. M’u desh pak kohë për ta kuptuar, sapo kisha mësuar për kancerin”, vazhdon ai.

Elizabeta operohet menjëherë. “Ajo ishte e bindur se shtatzënia ishte drita në këtë periudhë të errësirës dhe, pavarësisht gjithçkaje, të kurohej”, shpjegon bashkëshorti i saj.

Në muajin e tetë Elizabeta lindi dhe në muajin e nëntë ajo bëri një mastektomi totale, por tumori ishte zhvendosur në mëlçi. “Ne kemi jetuar gjithmonë me shpresë, sepse mund të shpresojmë dhe të vazhdojmë të jetojmë edhe nëse fundi është i keq – thotë Matteo – Dhe ajo e bëri këtë, duke shijuar gjithmonë të tashmen”.

Megjithatë, terapitë nuk mundën ta shpëtonin gruan. Tani babai po e rrit vetë të voglën.

Matteo dëshiron të ndihmojë të tjerët. “Mund të jetosh i lumtur edhe në sëmundje, duke u përpjekur ta harrosh herë pas here, të ndihesh mirë dhe të bësh gjëra normale”, thotë ai.