Sara Hoxha ka bërë sot një postim në Instagram ku flet për herë të parë për lindjen e vajzës së saj, Ruya, e cila erdhi në jetë më 30 shtator. Sara tregon se vogëlushja pati nevojë për ndihmë mjekësore pasi erdhi në jetë, por me ndihmën e mjekëve tani po forcohet dhe së shpejti të dyja do kthehen në shtëpi.
Postimi i Sarës: Një javë më parë, më 30 shtator, lindi Ruya. Ndërsa ajo është njeriu më i fortë që kam njohur, ajo pati nevojë për ndihmë mjekësore pasi erdhi në jetë. Me ndihmën e mjekëve, Ruya më në fund po forcohet dhe së shpejti do jemi në shtëpi. Ndonëse kjo ka qenë java më e bukur e jetës sime, ka qenë edhe më e vështira. Ajo ka zhvendosur prioritetet e mia dhe ka marrë të gjithë fokusin dhe përkushtimin tim. Megjithatë, thonë se jeta nuk është bërë për të dobëtit.
Nga ana tjetër, sot vjen në jetë një program shumë i dashur për ne. I gjithë ekipi ka punuar me muaj për këtë produksion dhe mezi presim ta shihni. Do të doja të falënderoja të gjithë, por veçanërisht atë që më ka mbuluar në të gjitha aspektet e jetës sime. Eshte nderi im të mësoj nga ty Ledion Liço dhe të kem emrin tim pranë tendit sonte. Përkushtimi qe ke ndaj meje dhe DWTS është i jashtëzakonshëm dhe të gjithë ata që punojnë me ty e dinë mirë për cfarë flas. Ky produksion sonte, familja jonë e bukur, është e gjitha falë teje! Shikim të mbarë