Qytetarët e Tiranës ashtu siç paralajmëruan ditën e mërkurë janë mbledhur sërish të enjten para kryeministrisë për të kërkuar uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Protestuesi nga Kryeministria është dëgjuar duke i thënë Ballukut që ia plotësoi dëshirën duke e lënë makinën në shtëpi.

“Dy fjalë për Ballukun, zonjë e dashur na the të lëmë makinën e lamë ja kë jemi këtu, por edhe ti duhet të lësh eskortën që të shoqëron nga mbas kudo, edhe kur shkon për të lyer flokët në parukeri,” u shpreh ai.