Kryeministri Edi Rama njoftoi hapin e parë kundër rritjes së çmimit të karburantit. Mbrëmjen e sotme, ai tha se brenda 48 orëve do të miratohet akti normativ për të mbledhur furnizuesit e karburantit me qëllim shmangien e spekulimit.
Rama tha se qeveria do të futet në bordin kombëtar të emergjencës së furnizimit me karburant dhe çmimi do të vendoset cdo ditë.
“Do të marrim administrimin e të gjithë zinxhirit të shpërndarjes, pasi do ta trajtojmë si në luftë. Do të ndërhyjmë për të frenuar cdo tendencë për spekulim duke krijuar brenda 48 orëve, pjesë e planit, me një akt normativ një kuadër veprimtarie të jashtëzakonshme, ku furnizuesit do të jenë në tavolinë me qeverinë dhe marzhi i fitimit do të përcaktohet në tavolinë dhe ku do të flitet për të gjitha aspektet. Nuk është dita për të fituar, por për t’u bashkuar” tha ai.