Atdheu ka treguar sot në “E diell” se ka qenë i tradhtuar më parë. Ish-konkurrenti i “Përputhen” dhe “Kepit të Tundimeve”, rrëfeu se ka qenë në një lidhje të bukur, por që nuk ishte e vërtetë pasi partnerja e tij ndërkohë flirtonte në Instagram.
“Ishte një marrëdhënie e bukur për të qenë e vërtetë. E shihja që fliste bukur dhe nuk e besoja që është vërtet ashtu. I hyra në Instagram dhe i kapa muhabete, flirte”, tregoi Atdheu.
I pyetur se cila mendon se është arsyeja që partnerja e tij e ka tradhtuar, Atdheu tha: “Ajo ndryshoi kur bëri karrierë, me rrogë të mirë, rregulloi jetën, filloi tu dal me shoqëri dhe më neglizhonte mua partnerin. Aty fillova dyshimet e mia”.
“Unë jam shumë besnik në lidhje, s’e di ça është ndjenja me tradhtu partneren”, u shpreh ai